
Qyteti me i madh ne bote, ka me shume njerez se Kanadaja, Argjentina ose Australia
Pearl River Delta ndodhet në Kinë, dhe është një ndër zonat më të mëdha urbanë në botë. Nuk do ta besoni por rajoni përmban një popullsi prej 42 million banorësh brenda një perimetri prej 4345 kilometrash.
Pearl River Delta është e përbërë nga nëntë qytete, me një popullësi mbi 1 milion. Dhe Kina është duke i kombinuar të gjitha ato në një megaqytet gjigand. I cili është më i madh përsa i përket popullësisë, se Kanadaja (pop: 35 milionë), Australia (pop: 23 milionë) dhe Argjentina (pop: 41 milionë). PRD (Pearl River Delta) filloi si një rajon rural me një ekonomi të bazuar kryesisht tek bujqësia.
Urbanizimi në këtë zonë filloi në fillim të viteve të 1990, kur fabrikat dhe bizneset e mëdha u dyndën në rajon dhe sollën me vete miliona banorë të rinj. Por ndryshimet u bënë të dukshme vetëm rreth një dekade më parë. Ndërsa një satelit i NASA-s tregoi se si dukej ky vend më 1973 duke e krahasuar atë me vitin 2003, kur vetëm sa kishte filluar transformimin në një qendër urbane.Në vitin 2008, qeveria kineze shpalli planin e saj për të kombinuar nëntë qytete të mëdha në PRD - Shenzhen, Dongguan, Huizhou, Zhuhai, Zhongshan, Jiangmen, Guangzhou, Foshan, dhe Zhaoqing.
Deri në vitin 2030, Kina planifikon që të shpenzojë rreth 332 miliardë dollarë me shpresën për të tërhequr më shumë njerëz nga rrethinat , brenda kufijëve të qytetit të madh. Ndërsa sipas parashikimeve popullsia pritet të rritet në 80 milion, me një produkt të brendshëm bruto prej 2 trillion dollarë. (E gjithë GDP-ja e SHBA-së është vetëm 17 trillion dollarë.)
Pyetja kryesore është a do të mundet Kina të bëjë bashkimin e megaqyteteve të qëndrueshëm. Vendi ka filluar ndërtimin e urave dhe hekurudhave që lidhin qytetet, me njëri-tjetrin dhe metropolet fqinje. Në një kuptim, rajoni ka shumë hapësirë për rritje të mëtejshme. Por nga ana tjetër sipas të dhënave të fundit nga raporti i Bankës Botërore, afërsisht 64% e njerëzve në PRD ende jetojnë në zonat jo-urbane.
Por pasojat e urbanizimit - kanë mbetur ende tek infrastruktura publike, transporti dhe mungesa e një strehimit publik të përballueshëm. Urbanizimi pa dyshim se do t’i lë të tjerët të bllokuar. Ka shumë banorë të cilët do tu duhet të zhvendosen për shkak të ndërtimit të shpejtë. Në pjesët e tjera të PRD, urbanizimi vazhdon me ritme jo të barabarta, duke çuar në një “juxtapositions” të çuditshëm në komplekset e banimit, të tilla si një strukturë e vogël e rrethuar nga ndërtesa shumëkateshe.
Ajo që do të jetë një sfidë në vetvete për të realizuar planet e Kinës për zgjerim përgjatë 15 viteve të ardhshme, do të jetë zgjidhja e pabarazisë. Azia Lindore ka tashmë tetë megaqytete dhe 123 qytete me një popullësi që shkon nga 1 milion në 10 milion njerëz.Nëse trendet do të vazhdojnë si ditët e sotme, numrat vetëm se do të vazhdojnë të rriten. “Ndërsa ky transformim po ndodh, ka ende një mundësi për të vendosur kursin e urbanizimit në një rrugë më të qëndrueshëm dhe të barabartë”, thotë Raporti i Bankës Botërore.
Më të lexuarat








